Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Pogradec, plagoset i zoti i shtëpisë

schedule09:01 - 5 Gusht, 2020

schedule 09:01 - 5 Gusht, 2020

Një bombul gazi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banzë në Pogradec.

Për pasojë ka mbetur i plagosur pronari i shtëpisë Y. L., rreth 64 vjeç.

Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjeve të mësipërme.

“Në Pogradec, rreth orës 06:30, në lagjen nr.1, ka shpërthyer një bombul gazi në

banesën e shtetasit Y. L., rreth 64 vjeç, i cili për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Pogradecit.

Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjeve të mësipërme”, njofton policia./abcnews.al