Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në një xhami në jugperëndim të Pakistanit.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se shpërthimi ndodhi në një xhami të provincës Baluçistan. Në mesin e viktima është edhe një zyrtar policor, për të cilin raportohet se ka qenë në shënjestër të sulmit.
Ky është një shpërthim që ka ndodhur dy ditë pas një shpërthimi në këtë rajon, që vrau dy pjesëtarë të një force paraushtarake.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me përgjegjësit e këtij sulmi.