Rusia ka akuzuar shërbimet e inteligjencës së Ukrainës për shpërthimin në Shën Petersburg, ku mbeti i vrarë një person dhe 32 kanë mbetur të plagosur.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, zyrtarët e antiterrorizmit në Rusi thonë se shërbimet e inteligjencës ukrainase janë përfshirë në vrasjen e Vladlen Tatarsky, një mbështetës i zëshëm i Putinit.
Sipas tyre, “agjentë” nga Fondacioni Anti-Korrupsion, një grup i krijuar nga figura e opozitës së Kremlinit, Alexei Navalny kishin gisht në vrasjen e tij.
/abcnews.al