Shpërthimi në Nagorno-Karabakh, shkon në 125 numri i viktimave

schedule20:12 - 26 Shtator, 2023

schedule 20:12 - 26 Shtator, 2023

Numri i të vdekurve nga shpërthimi dhe zjarri në një rezervuar karburanti në Nagorno-Karabakh të hënën është rritur në 125, njoftoi agjencia Interfax Azerbajxhani, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë së Armenisë. Trupat e të vrarëve në shpërthim u dërguan në Armeni, tha agjencia.

Forcat e Azerbajxhanit morën kontrollin e enklavës javën e kaluar pas një operacioni ushtarak. Mijëra banorë armenë të rajonit janë larguar ditët e fundit, duke kërkuar strehim në Armeni.

Shpërthimi i së hënës, shkaku i të cilit nuk është sqaruar, ndodhi në një rrugë pranë kryeqytetit të Nagorno-Karabakut, Stepanakert.