Autoritetet kineze kanë dërguar ekipet e shpëtimit në një minierë ari në verilindje të vendit ku 22 minatorë kanë mbetur të bllokuar nën tokë pas nëj shpërthimi.
Lajmin e bëri të ditur media shtetërore ndërsa raportohet se ngjarja ka ndodhur të dielën pasdite pranë qytetit Qixia, i vendosur në provincën lindore Shandong.
Shpërthimi dëmtoi daljen nga miniera si dhe sistemin e komunikimit, duke ndërprerë çdo kontakt me minatorët e bllokuar, sipas një deklarate të lëshuar të hënën vonë.
Miniera është në pronësi të Shandong Wucailong Investment Co Ltd, një kompani të cilën Zhaojin Mining, kompania e katërt më e madhe e gërmimit të artit në Kinë. Aksidentet në miniera janë mjaft të zakonshme në Kinë, ku industria ka masa të dobëta sigurisë dhe rregulloret nuk zbatohen si duhet. s.b/abcnews.al/