Shpërthimi i autobotit në karburant/ Policia jep detaje: Dy punonjës janë lënduar

schedule15:50 - 9 Gusht, 2024

schedule 15:50 - 9 Gusht, 2024

Rreth orës 14:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në një pikë karburanti, është përfshirë nga flakët një automjet që transporton karburant. Për pasojë janë lënduar shtetasi 20 vjeç, banues në Kamëz dhe një tjetë 35-vjeçar, (të dy punonjës të karburantit), të cilët janë trasportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve zjarrfikëse dhe Policisë ka izoluar flakët duke shmangur përfshirjen nga zjarri të çisternave me karburant.

Shërbimet e Policisë evakuuan në kohë, personat e tjerë që ndodheshin rreth zonës në rrezik.

Policia thekson se zjarri është shuar tërësisht dhe lëvizja e mjeteve në të dy krahët e autostradës Durrës Tiranë po vijon normalisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!