Në emisionin “360 Gradë” në Abc News u diskutua për sulmin e ndodhur në kanalin e ujit në Iber Lepenc, në veri të Kosovës, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit.
Eksperti i Sigurisë, Xhavit Shala, gjatë fjalës së tij në “360 Gradë” u shpreh se ky sulm për nga organizimi nuk mund të ketë ndodhur pa një mbështetje të organizuar.
“Nisur nga objektivat e përcjella dhe mënyra se si janë realizuar goditjet, tregon që nuk janë goditje pa një mbështetje të organizuar. Më parë një stacion policor u godit, pra u godit një komunë, dhe tjetra ishte infrastruktura kritike sepse furnizon një pjesë të konsiderueshme. Mund të jetë edhe një operacion i përbashkët, që është edhe i shërbimeve ruse. Kjo është në vazhdim të konfliktit Ukrainë-Rusi, tha eksperti Shala.
Lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar 11 persona, ndërsa për shpërthimin ishin përdorur rreth 15 kilogramë eksplozivë.
/abcnews.al/