Shpërthimi në Durrës, flet pronari i biznesit: Nuk kam konflikte, është hera e tretë që ndodh

schedule10:05 - 3 Prill, 2024

schedule 10:05 - 3 Prill, 2024

Një shpërthim më lëndë plasëse ka ndodhur në lagjen numër 14 në Durrës këtë të mërkurë. Lidhur me këtë ngjarje policia ka shoqëruar tre persona. Pronari i biznesit që shpërtheu lënda plasëse, Artan Alla tha për gazetarin Leonidha Musaj se nuk ka konflikte.

Gjithashtu ai ka treguar se ky është sulmi i tretë ndaj biznesit të tij dhe deri më tani nuk janë gjetur autorët.

“Nuk kam konflikt me asnjëri. Rri tek dera e dyqanit çdo ditë. E kam gjithçka me dokumente. Autori ka qenë me kapuç, i maskuar. Kjo është hera e tretë brenda vitit. Unë jam në punën time tani”, ka thënë ndër të tjera pronari i biznesit.

Ndërkohë policia ka sekuestruar disa kamera sigurie. Sakaq mësohet se personi që ka hedhur lëndën plasëse ka qenë i maskuar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!