Abc mëson detaje të reja në lidhje me shpërthimin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një biznes në Durrës.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në derën e biznesit të 58-vjeçarit Shaban Aga.
Por kjo nuk është hera e parë që i vendoset tritol. Ai tregon se u bënë 5 herë që ka ndodhur e njëjta gjë.
“Jo vetëm mbrëmë, por u bënë 5 herë.”
Lexo edhe: VIDEO/ Gjithçka në 7 sekonda, autori afrohet me makinë, hedh tritolin dhe zhduket, momenti i shpërthimit në Durrës
Shpërthimi ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesi të sotëm, teksa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia thotë se ka identifikuar autorin, shtetasin me iniciale D.K.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes D.K dhe 58-vjeçarit Shaban Aga./Abcnews.al/