Shpërthimi në depon e naftës, Rama: Krim i neveritshëm kundër Arabisë, synon të ndikojë sigurinë globale

schedule18:43 - 25 Mars, 2022

schedule 18:43 - 25 Mars, 2022

Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin ndaj një depoje nafte në Arabinë Saudite. Teksa e cilëson një krim të neveritshëm kundër Arabisë Saudite, Rama iu bën thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së që të dënojnë me vendosmëri organizatën terroriste që qëndron pas sulmeve të tilla.

“Një tjetër krim i neveritshëm kundër Arabisë Saudite, i cili synon të ndikojë më tej në sigurinë globale të energjisë në një kohë të trazuar për të gjithë botën! Shqipëria qëndron në krah të Arabisë Saudite dhe u bën thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së që të dënojnë me vendosmëri organizatën terroriste që qëndron pas sulmeve të tilla”.

Rebelët Houthi kanë përshkallëzuar sulmet e tyre në Arabinë Saudite pak para fillimit të bisedimeve të paqes më 29 mars në Jemen. Shpërthimi i sotëm ishte i madh dhe vjen pasi pak ditë më parë guerilët sulmuan një tjetër depo nafte. Këtë herë shpërthimi u regjistrua me shumë gjasa përsëri nga rebelët Houth, pranë depos së naftës Aramco.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!