Shpërthimi në Bejrut i njëjtë me fuqinë e një tërmeti me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter

schedule11:26 - 5 Gusht, 2020

schedule 11:26 - 5 Gusht, 2020

Të paktën 100 njerëz  vdiqën dhe rreth 4000 janë plagosur në një shpërthim të tmerrshëm të martën në portin detar në pjesën qendrore të Bejrutit. Shpërthimi ishte i barabartë me një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallë Rihter, sipas qendrës gjermane shkencore GFZ. Shpërthimi u dëgjua edhe në Qipro, më shumë se 200 kilometra përtej Mesdheut, raporton AP.

Për orë të tëra pas shpërthimit, më shkatërruesi në të gjithë historinë e trazuar të Libanit, ambulancat nxituan për të arritur në vendngjarje për të marrë  të plagosurit. Spitalet u mbushën përtej kapacitetit.

Ministri i Brendshëm, Mohamed Fahmi deklaroi se shpërthimi ishte shkaktuar nga shpërthimi i më shumë se 2,700 ton nitrat amoniumi që ishte ruajtur në një depo. Shpërthimi erdhi mes tensioneve të vazhdueshme midis Izraelit dhe grupit ushtarak të Hezbollahut në kufirin jugor të Libanit. Shumë banorë raportuan se kishin parë aeroplanë  para shpërthimit, duke nxitur zëra për një sulm, megjithëse fluturimet ushtarake izraelite janë të zakonshme./abcnews.al