Forca e Mbrojtjes izraelite ka mohuar që të ketë gisht me shpërthimin në Beirut që u mori jetën të paktën 10 personave dhe lëndoi me qindra të tjerë.
Edhe Hezbollah ka mohuar po ashtu që të shpërthimi të ketë qenë rezultat i ndonjë sulmi të mundshëm me raketë.
Blast followed by a shockwave that strikes a boat earlier in #Beirut, #Lebanon. pic.twitter.com/IBNF7ZzxXv
— Joe Truzman (@Jtruzmah) August 4, 2020
Ndërsa, Ministri i Shëndetësisë Hamad Hassan është shprehur se shkak për shpërthimin ka qenë një aksident me fishekzjarre. Ndërsa, teksa pluhuri largohej, Hassan i urdhëroi të gjitha spitalet që të fillonin t’u jepnin ndihmë të plagosurve.
Lexo edhe: Të paktën 10 të vdekur nga shpërthimi në Beirut, qyteti i shkretuar nga impakti
Video të filmuara pas shpërthimit tregojnë impaktin e fuqishëm që ky aksident pati për qytetin. Automjetet duken të shkatërruara, pluhuri ka mbuluar rrugët, ndërsa një dëshmitar u shpreh se duket sikur ka ardhur fundi i botës. /abcnews.al/