Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërthimi me tritol në Krujë, shënjestër një dyqan me materiale ndërtimi, pronari: Nuk kam konflikte

schedule09:36 - 3 Gusht, 2023

schedule 09:36 - 3 Gusht, 2023

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mesnatën e së mërkurës në një lagje të Krujës.

Sipas informacioneve mësohet se objektiv i këtij sulmi ka qenë dyqani me material ndërtimi në pronësi të shtetasit Ilir Suta.

Gazetari Ahmet Zani raporton se Suta pas kamerave është shprehur se nuk ka pasur konflikte me askënd ndaj nuk ka asnjë emër të dyshuar.

LEXO EDHE: Shpërthim me tritol në Krujë, reagon policia

Ndërkaq nga shpërthimi janë dëmtuar edhe disa njësi të tjera tregtare, me thyerje xhamash.

Ndërkohë nuk ka asnjë detaj në lidhje me sasinë e lëndës narkotike që është përdorur në këtë shpërthim, por vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje që duket dhe si një mesazh i qartë për bizneset që ndodhen aty. Mesa duket edhe kamerat e sigurisë mungojnë në këtë lagje, që e vështirësojnë punën e policisë.

Ndërkohë pritet që të merren në pyetje edhe pronarët e lokaleve aty pranë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!