Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërthimi me tritol në Durrës, shkak borxhi në Angli, policia në gjurmë të autorit

schedule12:29 - 19 Qershor, 2022

schedule 12:29 - 19 Qershor, 2022

Një 58 vjeçari në Durrës i është vënë tritol në biznesin e tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës tre të mëngjesit. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale. Për Abc pronari i biznesit Shaban Aga ka treguar se është hera e 5-të që i ndodhin ngjarje të tilla.

Në videon e siguruar nga Abc shihet nje makinë e cila i afrohet derës se biznesit, hedh lëndën plasëse dhe largohet me shpejtësi.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 03:11 minuta ne rrugën Shënjtorët. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar fasada e dyqanit.

Ndërkohë policia ka identifikuar si autor të ngjarjes nje 31 vjeçar nga Burreli. Emri i tij nuk bëhet publik për shkak te hetimit.

Por cila është pista kryesore e hetimit?

Abc mëson se dyshohet se të gjitha këto ngjarje kanë lidhje me një borxh në Angli. Autori dhe djali i Shaban Agës janë konfliktuar në Angli, pasi ky i fundit presupozohet se i ka marrë një borxh. Autori D.k ka ardhur në Shqipëri dhe iu ka kërkuar borxhin familjes së djalit me të cilin pati konflikt, por nuk ka marrë një përgjigje as prej tyre. Pas kësaj dyshohet se ka nisur sulmet.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!