Shpërthimi me eksploziv në Fushë Krujë, zbardhet ngjarja, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

schedule09:09 - 7 Mars, 2025

schedule 09:09 - 7 Mars, 2025

Krujë-Zbardhet autorësia e vënies së një sasie lënde plasëse, në murin rrethues të një biznesi në Fushë Krujë, ngjarje kjo e ndodhur 2 ditë më parë.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar 26-vjeçari, Kristi Caka banues në Krujë, ndërsa është sekuestruar edhe automjeti me të cilin ky shtetas ka lëvizur gjatë kryerjes së krimit.

Nga shpërthimi në murin rrethues të dyqanit, në Fushë Krujë, u shkaktuan dëme të vogla materiale.

“Në vijim të veprimeve procedurale, 26-vjeçari u shpall në kërkim, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe ndalimin e tij.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!