Shpërthimi me eksploziv në Fushë Krujë, shoqërohen disa persona

schedule08:17 - 19 Prill, 2021

schedule 08:17 - 19 Prill, 2021

Policia e Krujës ka dhënë detaje të reja në lidhje me eksplozivin e vendosur në banesën e Arben Pëllumbit.

Sipas policisë, disa persona të dyshuar për këtë ngjarje, janë shoqëruar në ambientet e policisë.

Lexo edhe: Shpërthim me eksploziv, familjes në Fushë Krujë i vihet tritol për herë të tretë

Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e disa konflikteve të mëparshme.

Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 18.04.2021, rreth orës 23:00, në oborrin e banesës së pabanuar të shtetasit A. P., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e disa konflikteve të ndodhura më parë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, ndërsa bëhet me dije se kjo ishte hera e tretë që brenda pa muajve banesës së Arben Pëllumbit i vendoset eksploziv.

Sasia e lëndës plasëse ka shpërthyer në hyrje të banesës, por fatmirësisht ka sjellë vetëm dëme materiale.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!