Shpërthimi me dy viktima dhe shtatë të plagosur në Lushnjë, nisin hetimet për tri vepra penale

schedule12:27 - 4 Mars, 2024

schedule 12:27 - 4 Mars, 2024

Një shpërthim i fortë tronditi Lushnjën disa ditë më parë, ku mbetën të vdekur babë e bir.

“ABC News” mëson se Policia e Lushnjës ka referuar në Prokurorinë e Fierit materialet për ngjarjen e ndodhur.

Nga shpërthimi i fortë humbën jetën Roland Hoxha dhe djali i tij Elidon Hoxha dhe 7 të tjerë u plagosen, mes të cilëve edhe deputetit socialist Bujar Çela.

Mësohet se referimi është bërë për tre vepra penale, ndërtim i paligjshëm pasi objekti ka devijuar nga leja, shkatërrim prone nga pakujdesia dhe shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Të njëjtat burime sqarojnë për “ABC News” se deri në këtë fazë ku janë ngritur zyrtarisht këto tre akuza, nuk ka ende persona që janë marrë nën hetim.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!