Shpërthimi i fuqishëm në Nashville, policia: Ishte akt i qëllimshëm

schedule18:02 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 18:02 - 25 Dhjetor, 2020

Autoritetet amerikane besojnë se shpërthimi që ndodhi në qendër të qytetit të Nashville, mëngjesin e Krishtlindjes mund të ketë qenë një veprim i qëllimshëm.

Zëdhënësi i policisë së qytetit në shtetin amerikan të  shtetit Tennessee tha se nga shpërthimi që ndodhi në orën 6:30 të mëngjesit u thyen xhama dhe u dëmtuan ndërtesa.

Autoritetet besojnë se në shpërthim ishte e përfshirë një rulotë  e parkuar. Si pasojë e shpërthimit, tre persona me plagë jo të rënda u dërguan në spital për të marrë kujdes shëndetësor.

 

Ndërkohë, një hetim i gjerë është nisur për ngjarjen. Zona ku ndodhi shpërthimi është e mbushur me bare, restorante, dyqane të vogla dhe njihet si zemra turistike e qytetit. s.b/abcnews.al/