Shpërthimi i fuqishëm në Angli, raportohet për viktima

schedule16:34 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 16:34 - 3 Dhjetor, 2020

Një shpërthim i madh ka ndodhur në një depo të ujërave të zeza në Bristol, Angli, ndërsa raportohet edhe për viktima.

Ekipet e zjarrfikësve u thirrën në 11.22 të mëngjesit dhe konfirmuan se ka pasur viktima të shumta pas një “shpërthimi të madh”.

“Ne mund të konfirmojmë se ka shumë viktima në vendin e ngjarjes,” tha një zëdhënëse e Departamentit të Zjarrit në Avon, duke shtuar se dëmtimet ishin të rënda.

Dëshmitarët okularë të cituar nga gazeta lokale Bristol Post thoshin  se shërbimet e urgjencës nxituan në vendin e ngjarjes, me “të paktën dhjetë ambulanca” së bashku me policinë dhe zjarrfikësit. /abcnews.al