Shpërthimi i bombulës në Fast Food, ndërron jetë pronari i saj në QSUT

schedule15:12 - 9 Prill, 2018

schedule 15:12 - 9 Prill, 2018

Ka ndërruar jetë pronari i Fast-Foodit që shpërtheu si pasojë e një bombole gazi një dite më parë. Shkëlqim Plaku, 50-vjeç nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, në repartin e djegieve në QSUT.

Një ditë pas shpërthimit të fuqishëm në një byrktore, ndërroi jetë në QSUT, pronari i saj, Shkëlqim Plaku. Këto janë foto nga brenda biznesit privat që ndodhet në zonën e ish-bllokut, pak çaste pas shpërthimit.

50-vjeçari, ishte duke hapur aktivitetin e tij privat dhe dyshohet se një rrjedhje gazi mund ta ketë shkaktuar këtë incident.

Dyqani ishte mbushur, me gaz pohojnë ekspertët dhe në momentin kur Plaku ka hyrë brenda ka ndodhur shpërthimi, duke e lënë atë fillimisht të plagosur por, ndërroi jetë nga djegiet e mëdha që kishte pësuar në trup.

Siç duket edhe nga pamjet, pas shpërthimit, shumë kalimtarë i kishin ardhur në ndihmë 50-vjeçarit, ku rrobat e tij gjendeshin pas ngjarjes në rrugë.

Edhe pse shërbimi zjarrfikës dhe ai i urgjencës mbërritën shpejt në zonën e shpërthimit, përsëri pronari i Fast-Food nuk mundi të mbijetojë.

Ndërkohë, disa biznese që ndodheshin aty pranë, pësuan gjithashtu dëme materiale, pasi fuqia e shpërthimit ishte e madhe. Vendi ku ndodhi ngjarja ndodhet shumë pranë ambasadës ruse, duke krijuar panik në radhët e forcave të rendit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!