Shpërthimet në Mitrovicë, Veton Elshani: Nuk ka prapavijë etnike, jemi në gatishmëri

schedule16:16 - 16 Janar, 2024

schedule 16:16 - 16 Janar, 2024

MITROVICË– Zëvendës drejtor i policisë në veri të Kosovës Veton Elshani, konfirmoi se shpërthimet në veri të Mitrovicës, janë ngjarje që nuk kanë prapavijë etnike.

“Ne po punojmë lidhur me këtë rast dhe besoj shumë shpejt do të mund të kemi detaje të reja. Situata është e qetë, por edhe disi delikate. Një nga të plagosurit gjatë shpërthimit është në gjendje të rëndë. Por ne jemi në gatishmëri për çdo rast duke marrë parasysh edhe ngjarjet që kanë ndodhur më herët në Mitrovicë”, ka thënë ai.

Gjithashtu në këtë intervistë ai u ndal edhe tek pajisja me armë të gjatë për policinë, duke theksuar se janë gjithmonë të rëndësishme mbështetja me armë dhe pajisje.

“Ne armë të gjata kemi pasur, por pajisjet janë gjithmonë të rëndësishme për të cilat ne kemi nevojë. Ne kemi personelin dhe trajnimet e mjaftueshme, por për armë dhe pajisje ka gjithmonë nevojë”, tha ndër të tjera ai.

Kujtojmë se dy persona mbetën të plagosur pas shpërthimit të një granate dore në afërsi të një hoteli në në Mitrovicë të Veriut mbrëmjen e së hënës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!