Shpërthimet me tritol në Shkodër, Ademi: Autoritet të zbardhin ngjarjen, nevoja për siguri është domosdoshmëri

schedule10:35 - 27 Mars, 2022

schedule 10:35 - 27 Mars, 2022

Kryetarja në detyrë e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka kërkuar nga autoritetet zbardhjen e ngjarjes së rëndë të shpërthimeve të njëpasnjëshme me eksploziv mëngjesin e së shtunës në Shkodër.

“Kjo ngjarje ka tronditur qytetin ,biznesin dhe familjet. Nevoja për të patur siguri është domosdoshmëri në këtë qytet” , tha Ademi.

Më tej kryebashkiakja në detyrë theksoi se shteti shqiptar ka probleme me sigurinë, dhe ngjarje të tilla tregojnë se sot shqiptarët janë të ekspozuar ndaj çdo rreziku.

“Shteti jonë ka probleme dhe ka pas probleme që lidhen me sigurinë, ngjarje të tilla tregojnë mungesën e eficences profesionalizimit , dëshirës vullnetit për të punuar dhe për t’i siguruar qytetaret në Shqipëri” – shtoi ajo

Ademi tha se është investuar nga bashkia Shkodër në kamerat e sigurisë në akset kryesore të rrugëve dhe në çdo kohë që kërkohen policia i ka në dispozicion.

Ndërsa shtoi se gjatë këtyre viteve në krye të bashkisë Shkodër nuk është ndjerë e kërcënuar por nuk ka rreshtur duke kërkuar që çdo qytetarë të ndihet i mbrojtur dhe i sigurtë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!