Shpërthim në qendër të Këln, evakuohen banorët

schedule09:25 - 25 Shtator, 2024

schedule 09:25 - 25 Shtator, 2024

Një shpërthim i ri, i gjashti që nga qershori dhe i treti në dhjetë ditët e fundit, ka ndodhur gjatë natës në qendër të Këln. Këtë herë në një kafene të hapur së fundmi, në katin përdhes të një pallati, ndërkohë që u evakuuan banorët në një ndërtesë apartamentesh aty pranë.

Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur në orën 2:45 (ora lokale). Për pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur lehtë, ndërsa kafeneja është shkatërruar plotësisht.

Sipas BILD, policia është duke i përqendruar hetimet e saj në shpërthimet e njëpasnjëshme në Këln ndaj mafies Mocro që vepron në North Rhine-Westphalia./abcnews.al