Shpërthim në një kafene në Shën Petersburg, vritet blogeri i njohur ushtarak

schedule18:35 - 2 Prill, 2023

schedule 18:35 - 2 Prill, 2023

Një shpërthim në një kafene në Shën Petersburg ka vrarë një bloger ushtarak rus Vladlen Tatarsky, i cili raportoi nga vija e frontit të Ukrainës, raportojnë mediat ruse.

Sipas raportimeve 15 persona u plagosën nga shpërthimi në Street Bar Cafe.

Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë një shpërthim dhe njerëz të plagosur në rrugë. Nuk është e qartë se kush ishte përgjegjës për shpërthimin.

Vladlen Tatarsky (emri i vërtetë Maxim Fomin) ishte një mbështetës i zëshëm i luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ai kishte raportuar nga vija e frontit të Ukrainës dhe fitoi famë të veçantë vitin e kaluar pasi postoi një video të filmuar brenda Kremlinit në të cilën ai thoshte “Ne do t’i mposhtim të gjithë, do t’i vrasim të gjithë, do t’i grabisim të gjithë. Ashtu siç duam”.

Burime të Ministrisë së Brendshme të cituara nga agjencia ruse e lajmeve RIA thanë se një bombë ishte fshehur në një statujë që iu dorëzua Tatarskit në një kuti si dhuratë.  /abcnews.al