Pesë persona humbën jetën dhe 14 të tjerë u plagosën pas një shpërthimi që ndodhi në një fabrikë metalurgjike në Kinë.
Departamenti i urgjencës së qytetit tha se shpërthimi ndodhi në Parkun Industrial Gaozhuang.
“Në një park industrial në qytetin Yongcheng, gjatë prodhimit të shufrave të aluminit, pati një shpërthim duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur lehtë 14”, thuhet në deklaratë nga autoritetet lokale.
/abcnews.al/