Shpërthim në metronë e Londrës

schedule22:40 - 19 Qershor, 2018

schedule 22:40 - 19 Qershor, 2018

Një shpërthim i vogël ka ndodhur pasditen e së martës në një stacion metroje në veri të Londrës. Zona është izoluar nga policia, e cila ka evakuuar njerëzit që ndodhen në godinat, restorantet dhe palestrat përreth.

Policia metropolitane ka bërë me dije se është njoftuar për incidentin në 19 e 3 minuta me orën lokale, 21 e 03 me orën tonë. Në vendin e ngjarjes ndodhen gjithashtu agjentë të policisë së transporteve, zjarrfikës dhe shërbime të ambulancave. Për momentin nuk raportohet për viktima./abcnews.al