Një person humbi jetën dhe më shumë se 36 të tjerë u plagosën sot në një shpërthim në një qendër kongresi në jug të Indisë. Shpërthimi ndodhi në qendrën e kongreseve në qytetin Kalamassery në shtetin Kerala.
Një përfaqësues i policisë lokale deklaroi se shkaku i shpërthimit nuk dihet aktualisht dhe se hetimet janë duke vazhduar.
/abcnews.al