Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Shpërthim në bazën ajrore amerikane në Japoni, raportohet për katër të lënduar

schedule09:41 - 9 Qershor, 2025

schedule 09:41 - 9 Qershor, 2025

Një shpërthim lëndoi katër persona në një strukturë japoneze për ruajtjen e bombave të pashpërthyera në një bazë ajrore amerikane në Okinawa më 9 qershor.

Kjo është bërë e ditur nga zyrtarët lokalë, sipas të cilëve, gjendja e tyre thuhet se nuk është kritike.

Anëtarët e Forcave të Vetëmbrojtjes së Japonisë (SDF) në strukturën në Bazën Ajrore Kadena po përpiqeshin të fshinin ndryshkun nga sendet në strukturë për të rivlerësuar nëse ishin bomba, tha zyrtari lokal i zjarrfikësve Akira Kamiunten.
Gjatë këtij procesi pati një shpërthim që plagosi katër anëtarë meshkuj të SDF të cilët u dërguan me urgjencë në spital, i tha ai AFP-së.

Jiji Press dhe media të tjera lokale thanë gjithashtu se asnjë nga lëndimet nuk ishte kërcënuese për jetën.



Ndërkohë, një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes konfirmoi gjithashtu raportet për një shpërthim në Bazën Ajrore Kadena, të vendosur në ishullin kryesor të rajonit jugor të Okinawa-s.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!