Një shpërthim i fuqishëm ndodhi këtë të premte në një parkim makinash në Athinë. Për pasojë një person ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa katër makina u shkrumbuan nga flakët.
Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, ngjarja ndodhi në periferi të kryeqytetit grek, në Glyfada. Forcat e zjarrfikëses dhe policisë shkuan menjëherë në vendngjarje. Dëshmitarë të ndryshëm i kanë thënë policisë se dëgjuan disa shpërthime të ndryshme.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje. Sipas “Kathimerinit”, i plagosuri kishte dalë nga palestra dhe më pas i është drejtua makinës. Deri më tani janë zbuluar një leje drejtimi dhe pasaportë australiane. Policia helene beson se i plagosuri punon në Dubai./abcnews.al