TIRANË– Shpërthim me tritol në Tiranë. Policia thotë se në ambientet e jashtme të një lokali në rrugën “Sali Butka” është vendosur një sasi lëndë plasëse.
Paraprakisht nuk raportohet për lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Gazetari i ABC News, Ervin Leka, raporton se lokalin ku ndodhi shpërthimi e kishte në përdorim shtetasi Armand Xhaferraj. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave./ abcnews.al