FUSHË KRUJË- Në portën e një banese në lagjen Arrameras në Fushë Krujë, mbrëmjen e së shtunës, është vendosur një sasi lënde shpërthyese (kapsollë detonatore).
Paraprakisht raportohet se lënda shpërthyese është vendosur në portën e shtëpisë së shtetasit Artur Kurti.
Si pasojë e shpërthimit raportohet dëme materiale.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave./abcnews.al