Shpërthim me lëndë plasëse në Vlorë, detajet e para nga policia

schedule07:53 - 30 Tetor, 2020

schedule 07:53 - 30 Tetor, 2020

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të premtje në një banesë në Vlorë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Hajro Çakërri, Vlorë, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit Xh.B., 69 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Sipas informacioneve nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm të vogla materiale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.10.2020, rreth orës 03:16, në lagjen Hajro Çakërri, Vlorë, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit Xh.B., 69 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Vijon…