Një biznes në fshatin “Rrjollë” të Velipojës, u sulmua orët e para të mëngjesit të së martës me eksploziv. Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk ka pasur persona të plagosur por vetëm dëme të mëdha material në restorantin e 35-vjeçarit Andis Denaj.
Mësohet se biznesi, ishte në pronësi të Kristian Prekës, ndërsa prej disa kohësh ishte marrë në menaxhim nga Andis Denaj.
Sipas policisë së Shkodrës, një person ende I pa identifikuar rreth orës 3:40 minuta të 30 korrikut, ka shkuar pranë biznesit që menaxhohej nga Andis Danaj dhe ka hedhur një sasi të konsiderueshme tritoli në tarracën e ndërtesë dhe më pas është larguar duke përfituar edhe nga errësira në zonë.
Gjatë momentit kur ka ndodhur shpërthimi në ambientet e restorantit ndodhej edhe vëllai i pronarit, të këtij biznesi i cili ka shpëtuar pa dëmtime, ndërsa sipas asaj çfarë ka dëshmuar në polici, nuk ka mundur të identifikojë autorin për shkak të tronditjes.
Ndërkohë pronari i këtij biznesi Kristian Preka, thotë se kjo është hera e dytë që sulmohet restoranti I tij, ndërsa dyshon se shkak për këtë është bërë konkurenca.
“Nga ora 3 e natës ka marrë vëllai në telefon dhe më tha; hajde shpejt se kanë hedhur lëndë plasëse në lokal. Është hera e dytë që ndodh. Që në herën e dytë, vëllai rri këtu dhe ruan objektin…vijon…..”, u shpreh Kristian Preka.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
/abcnews.al