TIRANË- Në rrugën “Sadik Petrela” në katin e 9-të të një apartamenti ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë hapur me forcë derën pasi nuk kishte njëri në banesë dhe kanë konstatuar në ballkonin e kësaj banese, të dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit, që dyshohet se janë dëmtuar nga lëndë plasëse. Banesa është në pronësi të Elena Arrza.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve./abcnews.al