Një shpërthim me lëndë eksplozive ka ndodhur mbrëmjen e sotme në katin e dytë të një banese në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mihal Popi”, pranë Gjykatës së Tiranës.
Sipas burimeve policore, banesa ku ka ndodhur shpërthimi është në pronësi të V. Stavros nga Gjirokastra. Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Abc News mëson se Stavro nuk kishte precedentë penalë, ndërsa dyshohet se ai ka qenë shënjestra e autorëve që kanë vendosur lëndën eksplozive. Policia ka shoqëruar disa persona, që banonin në pallatin ku ka ndodhur shpërthimi./abcnews.al