Shpërthim i fuqishëm në qendër të Athinës

schedule10:43 - 22 Dhjetor, 2017

schedule 10:43 - 22 Dhjetor, 2017

Një shpërthim i fuqishëm dëmtoi ndërtesën e gjykatës së apelit në qendër të Athinës në orët e para të mëngjesit së të premtes. Ngjarja ndodhi disa orë pasi parlamenti grek votoi kundër protestës së atyre që kundërshtojnë masat shtrënguese e që rregullisht manifestojnë para ndërtesës. Sipas të dhënave të para të policisë, pas shëprthimit një nga personat që sulmuan, qëlloi një nga rojet e policisë teksa po arratisej.

Mediat greke bëjnë të ditur se nuk ka pasur të plagosur të tjerë dhe shpërthimi ishte paralajmëruar me anë të telefonatave anonime në disa nga të përditshmet e kryeqytetit grek. Policia më vonë gjeti dhe furgonin e përdorur nga autorët e sulmit, i cli ishte plotësisht i djegur., Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përsipër sulmin

Parlamenti grek vendosi të enjten që të ketë penalitete për ata që protestojnë rregullisht para gjykatës së apelit, e cila urdhëron nxjerrjen në ankand të shtëpive apo bizneseve të sekuestruara, si pasojë e mos shkyerjes së detyrimeve.

Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale në ndërtesën e gjykatës e cila ndodhet pranë gjykatës së lartë dhe drejtorisë së policisë. Ministri grek i drejtësisë Stavros Kontonis dënoi aktin kriminal duke thënë se ishte vënë në rezik dhe jeta e rojes së sigurisë.

Sipas dëshmisë së njërit prej rojeve, dy persona të cilët mendohen të kenë qenë autorë të sulmit kanë lënë një cantë në hyrjen e gjykatës.

Sipas hetuesve grekë sulme të tilla kanë domethënie simbolike edhe pse është ende herët për të thënë se cili ishte motivi apo objektivi kryesor./abcnews.al