Një i ri ka humbur jetën në qytetin e Cërrikut si pasojë pasojë e një shpërthimi. Mësohet se viktima është 27-vjeçari Erion Rexhepi.
Dyshohet se Rexhepit i ka shpërthyer aksidentalisht një sasi lënde shpërthyese në rrugën kryesore, në dalje të banesës së tij. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
NJOFTIMI
“Cërrik/Informacion paraprak
Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” /abcnews.al/