Eksploziv pranë banesës së kryebashkiakut të Matit

schedule09:55 - 4 Nëntor, 2017

schedule 09:55 - 4 Nëntor, 2017

Shpërthen një sasi tritoli pranë banesës së kryebashkiakut të Matit Nezir Rizvani. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnates, rreth orës 00.40, kur Policia lokale ka marrë njoftim se në lagjen “Drita”, në Burrel, në shesh pushimin e brendshëm të një pallati ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policies. Grupi hetimor konstatoi se në katin e katërt të një pallati pesë katësh, midis dy hyrjeve, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Eksplozivi ishte vendosur në një distancë 160 cm larg derës së banesës të një shtetasi rreth 55 vjeç dhe 2 metra larg derës së banesës të Nezir Rizvanit, 53 vjeç, me detyrë Kryetar i Bashkisë Mat. Në momentin e shpërthimit në të dyja banesat nuk ka patur njerëz brenda tyre. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar pjesërisht dy dyert e banesave të shtetasve të lartëpërmendur. Dyshohet se sasia e lëndës plasëse të ketë qenë rreth 50 deri në 100 gram. Grupi hetimor vijon hetimet./ABC News

 

https://youtu.be/mfqd-KV0B3U

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!