Një tjetër bombol gazi ka shpërthyer në Vlorë, këtë herë në fshatin Drashovicë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në banesën e shtetasit Razi Hoxha. Sipas policisë nga shpërthimi nuk u raportua për persona të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Ky është shpërthimi i dytë në Vlorë, pasi më herët dy persona, burrë e grua u plagosën në Selenicë, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në banesë./ABC News Albania 24/7
Shpërthen një tjetër bombol gazi në Vlorë, shkrumbohet banesa
schedule23:00 - 17 Korrik, 2019
schedule 23:00 - 17 Korrik, 2019