Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një kamioni cisternë që mbante karburant në rajonin verior libanez të Akar.
Lajmin për 20 viktimat e kanë raportuar mediat vendase. Ndërkaq deri më tani nuk dihen shkaqet e shpërthimit të cisternës.
Ndërkohë kujtojmë se Libani është një vend që është zhytur në një krizë ekonomike, një nga më të këqijat në historinë e saj, pasi qytetarët janë përballur me mungesa akute të karburantit muajt e fundit që po ndikojnë njëkohësisht në furnizimin me nevojat themelore.e.su./abcnews.al