Këto janë momentet e para të shpërthimit brenda argjendarisë në zonën e ish-Bllokut.
Shumë persona të plagosur dhe të asfiksuar u raportuan rreth orës 13:15 në urgjencën e Tiranës.
Siç duket edhe në video, paniku dhe frika përfshinë banorët e pallatit Vaso Pasha.
Shpërthimi i bombolës me oksigjen ishte aq i fuqishëm sa dëntoi edhe disa biznese të tjera që ndodheshin ngjitur me Argjendarinë. Të njëjtën fat patën edhe banesat sipër biznesit
Nga hetimet e para rezultoi se bombolat e oksigjetni dhe ato gazit ishin jashtë kushteve teknike. Ato ishin vendosur në bodrumin e argjendarisë dhe përdoreshin nga pronari i saj, Sokol Pirra për të përpunuar Floririn. Sokoli ishte i pari që ndërhyri në bodrum për të fikur flakët, ku mbeti i plagosur bashkë me gruan e tij Alma Pirra. Gjithashtu edhe punonjësja e argjendarisë Eneda Nure u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Në gjendje më të rëndë është edhe një kalimtar i rastit që po kalonte rastësisht në trotuar. Ai gjendet në repartin e thyerjeve në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Për të vënë situatën nën kontroll u nevojitën katër automjete zjarrfikëse, ndërsa pjesa më e vështirë ishte nxjerrja nga bordrumi i argjendarisë i tre bombolave, dy me gaz dhe një me oksigjen.
Ekspertët zjarrfikës dhe ato të policisë së Tiranës kanë sekuestruar provat materiale për të zbuluar shkakun e shpërthimit të fuqishëm në ish-Bllok.
Zyrtarisht policia njoftoi se kanë nisur hetimet për kushtet teknike ku kryhej përpunimit i florit nga pronari i argjendarisë Sokol Pirra.
Gazetar i ABC News: Andi Qosja