Ka shpërthyer deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi kundrejt kryeministrit Rama ditën e sotme (19 qershor), pasi Rama i përmendin emrin ditën e djeshme në Kuvend.
Në një dalje për median në ambientet e jashtme të kryesisë së Kuvendit, Maliqi akuzoi Ramën se ka kërcënuar Bashën me mesazh për arritjen e një marrëveshjeje për reformën zgjedhore. Gjithashtu tha se ka video që sipas tij u zbulojnë fytyrën e vërtetë të kryeministrit Rama.
“Ditë e zezë për demonin e beut të Surrelit, sepse mbrëmë PE votoi amendamentin e 15 kushteve. Për shqiptarët dhe socialistët është ditë zie sepse kultura është e varfër ka humbur jetën Moikom Zeqo. Ky ishte një akademik i pashpallur nga rilindja e krimit.
Unë jam këtu meqë ky frikacak doli dje, edhe pse unë kam muaj që kam bërë kërkesa për interpelanca, më ka përmendur emrin duke qenë se nuk më ka në rresht. Nëse ky është burrë, të jetë përballë meje në parlament, dhe do ta zhvesh lakuriq. Nuk mungojnë videot dhe kamerat e këtij puçisti të 21-janarit.
Edhe ai i infiltruar që kishte në grupin e zjarrit që qëlloi mbi turmën. Bëri çmos për ta marrë pushtetin me dhunë. Unë di shumë për të dhe do t’i bëjë publike. Ky që bën sikur nuk ka frikë. Paketorin e ke aty. Ky njeri që dje kërcënoi me mesazhe Bashën, se ka frikë se do të humbë. Prandaj kërcënon se do të grisë marrëveshjen, duke blerë deputetët e opozitës së re. Dhelprën me dy koka do e shohësh shumë shpejt.
Do t’ua them me emra ku ka qenë. Do t’ia them me sy se sa trim është, po bën batuta krimi. Ky do të bjerë shumë shpejt dhe nuk ka lidhje me socialistët. Le të merret me mua, se unë nuk e ha presionin. Ky do të ikë me turp, nuk ka moral familjar. Opozita e bashkuar është drejt fitores. Nëse do t’i bashkohet partia e re e oligarkëve le t’i bashkohet, por ky nuk fiton vota”, tha Maliqi. /abcnews.al