Presidenti i Tiranës, Refik Halili, foli për gazetarët e pranishëm në stadium pas humbjes në derbi kundër Partizanit. Në fjalën e tij, numri një i bardhebluve kryeqytetas tha:
“Duhet të gjejmë zgjidhe për të ardhmen, kampionati është i gjatë. Ishte një ndeshje për të cilën unë kisha bindje se do ta fitonim. Nuk ishte fati për të fituar. Vazhdojmë, ecim përpara. Shpresojmë të qetësohemi dhe të shohim më të mirën për të ardhmen. Do t’i marrim gjërat me qetësi, do të flas me skuadrën, me stafin, që nga dita e nesërme, për të gjetur një zgjidhje.
Rrezikon trajneri? Gjithçka mund të ndodhë. Ne nuk kemi pse të bëjmë zhurmë, të nxitohemi. Kemi shumë ndeshje për të bërë, jemi të gjithë aty-aty në numër pikësh. Më vjen keq për tifozët, për njerëzit që punojnë. Ka dhe nga ata njerëz që punojnë, por nuk punojnë mirë. Do të veproj nesër.
Nuk më tremb fare situata aktuale, skuadra ime ka brumë dhe do të bëjnë mirë në të ardhmen. Problemi qëndron te drejtuesit. Aty e kemi problemin, do të marrim disa vendime. Ka edhe disa lojtarë që do të luajnë tek ekipi B dhe kurrë më me Tiranën”, tha presidenti Halili./abcnews.al