TIRANË- Në katin e nëntë të një pallati në zonën e Selitës ka shpërthyer një bombol gazi. Policia thotë se nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Më datë 12.04.2023, në Selitë, në rrugën “Ibrahim Dervishi”, në katin e 9-të të një pallati, në banesën me qira të shtetases L. K., dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftin policia./abcnews.al