Shpërthen bombola e gazit në Lezhë, përfshihet nga flakët ballkoni

schedule12:47 - 21 Shtator, 2021

schedule 12:47 - 21 Shtator, 2021

Një bombol gazi ka rrezikuar një familje në qytetin e Lezhës. Flakët e zjarrit kanë përfshirë ballkonin e një banese në katin e tretë të një pallati.

Fatmirësisht bombola ka qenë jashtë dhe situata është vënë nën kontroll duke mos shkaktuar persona të lënduar. Policia dhe zjarrfikëset  në vendngjarje.

Kujtojmë se nga shpërthimi i një bombole gazi u shua një familje në Velipojë. Nëna dhe 4 fëmijët e familjes Gjoka, u dërguan në Itali për kurim, por humbën jetën njëri pas tjetrit si pasojë e plagëve. /abcnews.al/