Në Athinë protestuesit kanë shpërthyer në demonstrata, pas një ligji të kaluar e të votuar në parlament, për të frenuar protestat publike.
Nga kjo protestë kanë mbetur të plagosur 6 oficerë policie.
Demonstratat e shtrira në rreth 40 qytete e qyteza greke kërkuan kundërpërgjigjen e autoriteteve, të cilat nuk e kursyen gazin lotsjellës ndaj grupeve më ekstremiste të përbëra nga moshat e reja.
Një grup protestues hodhën bomba benzinë në policinë e rebelimeve jashtë parlamentit, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe granata blic.
Më shumë se 10, 000 protestues ishin mbledhur në Athinën qendrore dhe thuajse dhjetëra grup të rinjsh u përfshinë në përplasje me policinë, shkruajnë mediat e huaja.