Shpërthejnë sërish protestat antiqeveritare në Kenia, raportohet për 39 të vdekur

schedule10:17 - 3 Korrik, 2024

schedule 10:17 - 3 Korrik, 2024

Protestat e reja antiqeveritare shpërthyen të martën pasdite në Nairobi, kryeqyteti i Kenias dhe në qytetin bregdetar të Mombasa. Sipas mediave të huaja si dhe pamjeve dhe videove të publikuara, tensionet kanë qënë të larta pasi policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Protestat filluan dy javë më parë për një projektligj të diskutueshëm tatimor të qeverisë dhe që atëherë 39 persona janë vrarë nga forcat e sigurisë.

Megjithëse presidenti kenian Ëilliam Ruto përfundimisht tërhoqi vendimin për rritjen e propozuar të taksave, protestuesit tani po bëjnë thirrje për dorëheqjen e tij dhe duke protestuar kundër brutalitetit të policisë.

Shkalla e protestave është më e vogël se javën e kaluar, por Mombasa ka parë skena kaotike, ku makinat u dogjën ndërsa protestuesit u përleshën me policinë.

Grupe protestuesish ndezën zjarre dhe gjuajtën me gurë policinë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!