Protesta kundër një ligj polemik mbi emigrantët po zhvillohen nëpër disa qytete indiane, ndërsa policia është përleshur me demonstruesit.
Ligji i ri do të ruajë minoritetet fetare si hindus dhe të krishterët nga persekutimi në vendet fqinje si Bangladesh, Pakistan dhe Afganistan, duke ju ofruar nënshtetësinë indiane.
Policia përdori gaz lotsjellës dhe ndaloi protestuesit në kryeqytetin Delhi ndërsa u dogjën autobusë dhe u bllokuan rrugët.
Protestat kanë shpërthyer në të gjithë Indinë veriore dhe lindore që kur u miratua ligji.
Shërbimet e Internetit janë mbyllur në disa qytete ku po zhvillohen protesta. Universitetet në të gjithë vendin kanë rifilluar demonstratat të hënën.
Disa kritikë thonë se ligji është anti-mysliman, ndërsa të tjerët, veçanërisht në rajonet kufitare kanë frikë nga emigrimi në shkallë të gjerë./abcnews.al