Shpërndau lajmin se ka vdekur Isa Mustafa, arrestohet i dyshuari

schedule20:02 - 17 Korrik, 2020

schedule 20:02 - 17 Korrik, 2020

Një persona ka rënë në prangat e policisë së Kosovës pasi përhapi lajmin e rremë se kreu i LDK-së Isa Mustafa ka ndërruar jetë.

Referuar kërkesës suaj, ju informojmë se Policia e Kosovës në këtë rast Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike në koordinim me Prokurorinë, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për trajtimin e rastit”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Mustafa para disa ditësh ka njoftuar se është infektuar me COVID-19 dhe se gjendet në vetizolim në shtëpinë e tij. Ndërkohë mediat në Kosovë bëjnë me dije se kreu i LDK-së është në gjendje të mirë shëndetsore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!