Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërndarja e vaksinave mund të jetë një pikë vendimtare në luftën kundër Covid

schedule10:13 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 10:13 - 8 Dhjetor, 2020

Vaksinimet e para do të shënojnë një “pikë vendimtare në luftën kundër koronavirusit”, sipas shefit të shëndetit publik në Angli, raporton BBC.

Vaksinimi kundër Covid do të fillojë të martën në Angli.

Shefi i NHS  Sir Simon Stevens tha se vaksinimet do të vazhdonin “të paktën deri në pranverën e ardhshme” dhe paralajmëroi njerëzit që deri atëherë duhet të vazhdojnë të jenë ende të kujdesshëm.

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock shkroi në Twitter se në të gjitha zonat e Mbretërisë së Bashkuar ishin shpërndarë doza të caktuara vaksinash.

Të hënën, qeveria njoftoi se 14,718 njerëz të tjerë kishin rezultuar pozitivë me koronavirus, dhe brenda 28 ditësh u regjistruan  189 viktima – duke e çuar totalin në  61,434.

Personeli shëndetësor i vijës së parë, ata mbi 80 vjeç dhe punëtorët e shtëpive të kujdesit do të jenë të parët që do të vaksinohen. Në Angli, janë zgjedhur fillimisht 50 spitale që do të shërbejnë si qendra për vaksinimin.

Skocia , Uellsi dhe Irlanda e Veriut gjithashtu do të fillojnë programet e tyre të vaksinimit të martën.

Duke folur në Royal Free Hospital në Londër përpara fillimit të vaksinave Covid-19,  Simon tha: “Nesër është fillimi i fushatës më të madhe të vaksinimit në historinë tonë, duke u bazuar në sukseset e fushatave të mëparshme dhe sëmundjeve si poliomieliti, meningjiti dhe tuberkulozi.

Britania e Madhe ka porositur 40 milion doza të vaksinës Pfizer / BioNTech.  Detyrimisht do të vaksinohen 20 milion njerëz sepse duhen dy doza.

Janë 800,000 doza, që do të thotë 400,000 njerëz do të vaksinohen fillimisht.

Chris Hopson, shefi ekzekutiv i NHS tha se njerëzit mbi 80 vjeç nuk duhet të shqetësohen nëse nuk do të njoftohen për tu vaksinuar këtë muaj, pasi shumica e njerëzve do të duhet të presin deri  vitin e ardhshëm./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!